13:08 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi: E kundërligjshme të marrin kompenzime shtesë anëtarët e bordeve të cilët janë të punësuar në institucione të Kosovës

Musliu-Shoshi thotë se është e kundërligjshme të marrin kompenzime shtesë anëtarët e bordeve të cilët janë të punësuar në institucione të Kosovës

Ariana Musliu Shoshi, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, në një postim në facebook, i është drejtuar Ministrit të Financave dhe Transfereve duke i kërkuar që të respektohet Neni 80 i Ligjit për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë  i cili e ndalon kompenzimin  shtesë “Nëse një punonjës, shërbyes civil ose zyrtar i një autoriteti publik ose organizatë buxhetore, sipas një akti të Qeverisë, kërkohet që të shërbejë në një komision, bord ose organ apo autoritet tjetër publik, kypunonjës, shërbyes civil ose zyrtar nuk ka të drejtë të pranojë, dhe nuk do të pranojë, kurrfarë kompensimi shtesë për këtë shërbim. Shërbimi konsiderohet pjesë e detyrave të obligueshme të postit të cilin e mban punonjësi, shërbyesi civil ose zyrtari i sipër cekur.”

Musliu-Shoshi po ashtu ka kërkuar  që Ministria e Financave dhe transfereve ta respektoj këtë ligj edhe  me zyrtarët tjerë të cilët me vendime nga institucioni janë të emeruar të sherbejnë në komisione e të cilët nuk janë të pakët në numer.