18:48 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi e pyet Hotin për takimet në nivel ekspertësh: Kush janë ata ekspertë?

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në seancën e sotme të Kuvendit, i ka thënë kryeministrit, Hoti se ai i ka injoruar deputetët, duke shtuar se kjo nuk është vlerë e një përfaqësuesi, sepse duke i injoruar ata, injoron mijëra qytetarë të Kosovës.

Ajo tha që ka mungesë të transparencës, llogaridhënies  dhe konsesuesit politik, shkruan Indeksonline.

Musliu-Shoshi e pyeti Hotin se kush janë ata ekspertë të cilët po zhvillojnë takime në emër tuajin, në emër të qeverisë dhe në emër të Kosovës

“Po thuhet se kemi takime në nivel ekspertësh, kush janë këta ekspertë të cilët po negociojnë në emrin tuaj si kryeministër, në emër të qeverisë dhe në emër të Kosovës”.