08:31 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Musliu- Shoshi: Emërimet me pazare politike, nuk sigurojnë përfaqësim për të cilin ka nevojë Kosova

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu- Shoshi konsideron se Qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda vendit si dhe në nivelin ndërkombëtar.

“Ka kohë që Kosova ka mbetë pa zërin e saj diplomatik në qendrat kryesore vendimmarrëse: Uashington, Londër, Belgjikë ,Tokio …Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrifcën e këtij populli.”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj, emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova.