17:48 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Musliu-Shoshi: Emërimet politike duhet të bëhen kur të plotësohen kriteret ligjore dhe profesionale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se emërimet politike duhet të bëhen vetëm kur të plotësohen kriteret ligjore dhe profesionale të përfaqësuesit të propozuar, shkruan IndeksOnline.

Musliu-Shoshi tha se nuk duhet të ketë favorizime e as ndëshkime për ndonjë përfaqësues nëse është familjar ose i afërt i ndonjë politikani në Kosovë.

“Faktikisht unë nuk kam informata se si ka rrjedh procesi sa i përket anës ligjore të emërimit të personit në fjalë, mirëpo unë jam kundër kësaj se vetëm se është djali i një deputeti ose vajza e një deputeteje duhet të ndëshkohet, kjo nuk duhet të jetë praktikë rrjedhimisht tek në.

Nëse i emëruari politik i plotëson kushtet dhe shkon conform ligjit dhe rregulloreve atëherë kjo nuk do të duhej të ishte problem”, ka thënë ajo në Kanal10.

Deputetja nga PDK tha se Kosova ka nevojë për një ligj të ri i cili rregullon në detaje emërimet e diplomatëve të jashtëm.

“Është shumë shqetësuese gjendja në të cilën e kemi në shërbimin diplomatik të jashtëm, e kemi një ligj i cili ka nevojë të riformulohet projekligji besoj që do të vij shpejt në Komisionin e Jashtëm ku ne do të japim kontributin tonë si deputetë. Prandaj ne duhet të kemi një ligj i cili i rregullon qështjet në detaje. Ligjin që e kemi aktualisht thotë se emërtimet duhet të jenë 50 me 50, ndërsa në bazë të listës që e kemi ato e kalojnë në 50 % të emëruarve politik”, tha ajo./IndeksOnline/