Musliu- Shoshi: I kanë jep zor diqka pushteti, në 22:42 ftojnë seancën të mbahet në ora 22:30!
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi me anë të një paraqitje në llogarinë e saj në Facebook ka bërë me dije se pak më parë i është dërguar njoftim për mbajtjen e seancës.
Sipas njoftimit, ftesën për seancë e ka pranuar në orën 22:42, ndërkohë që seanca është paraparë të nis në ora 22:30, transmeton Indeksonline.
Statusi i saj i plotë:
I kanë jep zor diqka pushteti!
Në 22:42 ftojnë seancën të mbahet në ora 22:30.
Si matematika e Albinit po ju del
Gjynah!