21:52 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Musliu-Shoshi ia përkujton Konjufcës se organizimi i provave për protesta nuk janë përgjegjësi e tij kushtetuese

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka deklaruar se do të dëshironte që ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Kojnufca t’ia përkujtojë se përgjegjësitë e tij kushtetuese nuk janë organizimi i provave për protesta, por kujdesi për t’i zhvilluar dhe mbrojtur interesat e Kosovës.

Musliu-Shoshi shtoi se Konjufca duhet të ketë përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve që kanë mbetur jashtë Kosovës për arsye të pandemisë, transmeton Indeksonline.

Këtë reagim deputetja e bëri pasi përmes një fotografie të publikuar sot nga anëtari i VV-së, Valdrin Ahmeti ku bashkë me ministrin Konjufca po përgatiteshin për protestën e së enjtes.

Postimi i plotë:

Z. Konjufcës, si Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të doja t’ia përkujtoj se përgjegjësitë e tij kushtetuese nuk janë organizimi i provave për protesta, por kujdesi për t’i zhvilluar dhe t’i mbrojtuar interesat e Republikës së Kosovës në raport me vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare, të përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve që kanë mbetë jashtë Kosovës për arsye të pandemisë e po ashtu t’i promovojë dhe mbroj politikat nacionale dhe ekonomike të Kosovës.