11:36 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Musliu- Shoshi: Qeveria duhet të krijojë fond të veçantë për fatkeqësitë elementare

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi thotë se të reshurat e mëdha të shiut dhe breshëri të cilat ranë ditëve të fundit u’a kanë dëmtuar kulturat bujqësore shumë qytetarëve të vendit.

Musliu- Shoshi konsideron se Qeveria duhet të krijojë fond të veçantë për fatkeqësitë elementare të cilin fond duhet ta vendos në Buxhetin vjetor, për ta përdor vetëm kur kemi dëme të mëdha siç ishin ditëve të fundit.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Kosova ka qytetarë punëtorë, të mirë e të aftë që e punojnë tokën me mund e me djersë. Por të reshurat e mëdha të shiut dhe breshërit të cilat ranë ditëve të fundit u’a kanë dëmtuar kulturat bujqësore. Janë dëmtuar në masë të madhe pemët dhe perimet në tërë territorin e Kosovës, janë dëmtuar vreshtat, janë dëmtuar të mbjellurat pranverore, është dëmtuar pemtaria dhe bletaria.

Ditë më parë Kryeministri Hoti paralajmëroi se do të ketë reshje të mëdha ditëve në vazhdim prandaj për këtë çështje ka kërkuar nga “Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave që së bashku me FSK-në të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat ku janë bërë dëmet.”

Kërkesë e drejtë e Kryeministrit, por krahas thirrjes dhe vullnetit për t’i përballuar më lehtë pasojat e reshjeve, ai duhet të kujdeset edhe për ndihmesën që duhet dhënë të dëmtuarve.

Qeveria duhet të krijojë fond të veçantë për fatkeqësitë elementare të cilin fond duhet ta vendos në Buxhetin vjetor e të cilin e përdor vetëm kur kemi dëme të mëdha siç ishin ditëve të fundit.

Ndërsa, Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i kërkoj që përveç vizitave në teren, t’i mbledh të dhënat nga dëmet që janë bërë e t’i sjell në Kuvend për njoftim të gjithë deputetëve e ai bashkë më Ministrinë t’u ndihmojë të dëmtuarve.

Qytetarët tanë i punojnë rreth 421.012 hektarë tokë bukjqësore, të mbjellura 9.244 ha janë pemë; 3.367 ha vreshta, i kemi 219.831 koshere të bletëve dhe 2. 665.262 shpezë.