75 Mall Live Search
22:38 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Musonda përfundon në Skoci (Foto)

Charly Mysonda është transferuar te kampioni skocez, Celitc.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Chelseat përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.

Talenti i Bluve të Londrës me ekipin nga Skocia ka nënshkruar kontratë 18 mujorshe.

Ai me Chelsean ka kontratë deri më 2022-ën, por pasi nuk kishte vend në formacionin bazë, vendosi të zgjidhte aventurën e re.

Te Celtici Musonda do ta bartë numrin 67 në fanellë./IndeksOnline/