17:56 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mustafa – Bulliqit: Ofroni faktet e juaja, jo të Murat Mehës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përqesh Komisionin e ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me në krye Shpejtim Bulliqin.

Ai ka pyetur për faktet të cilat ky komision pretendon se ka gjetur, e që dëshmojnë se Kosova ka humbur territor.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dijnë ku është kufiri me Malin e Zi. Ata e rizgjodhën kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror.

Shtrohet pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet t’i ofrojnë faktet e tyre, jo të “Murat Mehës”.

Ditë më parë Kryetari i Komisionit për Shënimin e kufirit Shpejtim Bulliqi tha se kanë gjetur prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Kosova ka humbur territor me versionin aktual të demarkacionit./Indeksonline/