22:39 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Mustafa: Debati për bashkim kombëtar – si të prashitësh në ujë

Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë, ka thënë se debati ndezur këto ditë lidhur me bashkimin kombëtar nuk kryen asnjë punë të dobishme , shkruan IndeksOnline.

Ai këtë debat e ka vlerësuar njësoj sikur të prashitësh në ujë.

Mustafa tha se Kosova ende nuk ka zgjedhur probleme thelbësore duke ftuar që të bëhen më serioz.

Postimi:

SI TE PRASHITESH NE UJE

Debati ndezur këto ditë lidhur me “bashkimin kombëtar” është nga ato që edhe vete nuk dijmë ti shpjegojmë se si dhe pse na ndodhin. Eshte një një debat  që nuk kryen asnjë punë të dobishme , është dçka siç thotë populli si “te prashitesh ne ujë””!  Jo që bashkimi kombëtar nuk është jo vetëm një e derjtë dhe ndjenjë sublime e çdo populli të ndarë. Por  a jemi në tokë të bukës.  Konteksti I brendshëm kushtetues i Kosovës, situata ne rajon dhe më gjerë, qëndrimi i faktorëve kyç ndërkombëtar, niveli I bashkrenditjes e bashkëpunimit midis institutcioneve dhe liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës  e shpërfaqin kotësinë e një deabti të zjarrtë që po keqpërdorë këtë temë për pike populliste. 

Ne ende nuk kemi zgjidhur problemin me bariera tarifore e jotariforfe , banale, ne kembimin tergtar, ende nuk kemi zgjidhur disa nga problemet banale që duhet tim kishin zgjidhru , dy vende fqinje  e lere më dy vende shqiptare ?  Ndaj le te fillojme e krijojme parakushtet, te bejmë punën tone, le te bëhemi serioz! Bashkimi i dy Gjermanive filloi heshtas ne vitet 70’në kuadrë të asaj që quhej “real politik” e kancelarit V. Brandt . Adsnjeher nuk folen per bashkim , por për komunikim, tregti, bashkëpunim  e tj. Kur folen për bashkim e realzuan për më pak se gjashtë muaj. A e kemi për njime apo po luajmë “pulatikë”?