10:57 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Heqja e pengesave për reciprocitetin ndaj Serbisë vendim i guximshëm

Kryeministri Hoti në mbledhjen e qeverisë ka hequr pengesat për reciprocitetin ndaj Serbisë.

Këtë vendim, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur vendim të guximshëm, shkruan Indeksonline.

Mustafa përmes një statusi në Facebook tha se Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

Tutje kreu i LDK-së tha se pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia, të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

Statusi i tij i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.
Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM