20:49 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mustafa-Hoxhajt: Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizim të vizave, por me ikjen e kësaj qeverie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare Facebook iu ka kundëpërgjigjur zv. kryeministrit Enver Hoxhaj, ku ky i fundit ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës.

Mustafa është shprehur se dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie

Ky është statusi i tij i plotë:

Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por dialogu kushtëzohet me ikjen e kësaj qeverie dhe, dialogu kushtëzohet me ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë.

Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë.