22:17 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mustafa jep formulën: Kështu duhet të bëhet qeveria gjithëpërfshirëse!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi mund ta ketë së shpejti një qeveri gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, ky ekzekutivit duhet të udhëhiqet sipas forcës së ulëseve në Parlamentin e Republikës.

“Një qeveri gjithëpërfshirëse që i ka të gjitha partitë parlamentare të renditura sipas numrit të deputetëve. Në qoftë se LDK-ja është e para atëherë duhet ta ketë kryeministrin”, ka thënë ai për Blic.

Ndërsa, Mustafa theksoi se dialogu duhet të jetë në duart e qeverisë, duke mos neglizhuar edhe prezencën e presidentit të vendit.

“Ne konsiderojmë se dialogun duhet ta udhëheq qeveria e jo ai ekip shtetëror. Kryeministri duhet ta udhëheq dialogun, por s’jemi kundër që edhe presidenti të jetë pjesë e saj”, është shprehur ai.

Mustafa deklaroi se edhe Vetëvendosja duhet të jetë pjesë e kësaj e qeverie.

“Në asnjë rast s’duhet të ketë kufij përjashtues pasi kjo parti ka marrë votën e qytetarëve. Në asnjë rast nuk pajtohemi në qoftë se nuk janë gjitha partitë”, është shprehur ai. /Indeksonline/