13:14 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Në qeverisjen time as zyrtarisht, as jozyrtarisht s’është biseduar për territore

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në qeverisjen e tij nuk është biseduar as zyrtarisht, e as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Mustafa ka shkruar se ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar e as trajtuar, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.
Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.
E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM