21:33 / E Martë, 15 Mars 2022 / SH F

Mustafa: Nuk duhet të bëhet politikë me rritjen e çmimeve dhe mirëqenien e qytetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, tha se me rritjen e çmimeve dhe mirëqenien e qytetarëve nuk duhet të bëhet politikë.

Mustafa tha se spektri politik duhej bashkuar për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.

“Nuk do të duhej të bëhëj politikë me rritjen e çmimeve dhe mirëqenien e qytetarëve. Do të duhej të bashkoheshim spektri i gjërë politike për të gjetur një zgjidhje. Ne nuk insistonim që vetëm propozimet tona të merreshin parasysh. Të gjenim një listë të propozimeve dhe masave konkrete të përbashkëta të të gjitha partive parlamentare nga kjo krizë ekonomike nga kjo krizë e inflacionit”, ka treguar Mustafa në Klan Kosova.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte paralajmëruar qysh nga viti i kaluar se në Kosovë do të ketë krizë energjetike.