15:50 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Mustafa: Nuk kemi vija të kuqe, por Vetëvendosje theu besimin tonë

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në konferencën për medie ku edhe u zyrtarizua kandidatura e Avdullah Hotit për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se partia e tij, është e hapur për çdo parti tjetër

Mustafa ka thënë se është herët të flasë për një koalicion me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, duke theksuar se duhet komunikim i mirë dhe besim i ndërsjellë, të cilin, Mustafa tha se e theu Vetëvendosja.

“Unë nuk mund të deklarohem apo jo se pranimi për koalicion nuk varet prej vijave të kuqe, varet prej programeve, mënyrës së komunikimit, sepse neve na ka prishë koalicionin mungesa e një besimi të ndërsjellë, në të cilin ne kemi besuar shumë përpara në Vetëvendosjen. Jam shprehur se LDK duhet t’i heq vijat e kuqe sepse nuk kemi hapësirë në Kosovë të kemi vija të kuqe, jam i bindur që ato do t’i menjanojmë për të gjitha partitë që nesër do t’jenë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.