75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mustafa paraqitet sot në publik pas një kohe të gjatë

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbaj sot mbledhjen e Kryesisë në ora 18:00.

Në këtë mbledhje, pas një kohe të gjatë pritet të marrë pjesë edhe kryetari i saj, Isa Mustafa, i cili edhe do e kryesojë këtë mbledhje.

Në mbledhje do jenë të pranishëm edhe mediat.

Ndryshe, Mustafa nuk është paraqitur në publik  pasi ai kishte probleme shëndetësore.

Në fillim të janarit të këtij viti, Mustafa ishte shtrirë fillimisht në një spital në Prishtinë dhe pas përkeqësimit të gjendjes ai është transferuar në Shtutgart ku qëndroi rreth tre muaj./Indeksonline/