20:59 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mustafa pret në shtëpi përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, në shtëpinë e tij ka pritur në vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasani.

Mustafa përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se me mysafirët ka diskutuar për proceset aktuale sidomos për pikëpamjet e LDK’së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu lideri i LDK-së, ka treguar se mysafirët ishin të interesuar edhe përgjendjen e rehabilitimit të tij shëndetësorë.

Shkrimi i plotë:

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës më njoftuan për përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve atje, për shpopullimin dhe shpërnguljen e madhe të tyre dhe interesin për ardhmërinë e kësaj Lugine në perspektivën e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi. Duke shfaqë brengën time dhe të LDK-së për gjendjen aktuale por edhe interesimin e përhershëm të LDK-së për shqiptarët në Luginën e Preshevës, i njoftova se LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, në situatën kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktual të Kosovës dhe hapja e çështjeve të integritetit territorial, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë por rrezikojnë që të vejmë në tryezë shtetësinë e Kosovës. Se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur, të diskutuar ndërmjet veti, të matur mirë, gjithëpërfshirës si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues. Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat./Indeksonline/

Temat: