10:48 / E Diele, 13 Janar 2019 / indeksADMonline

Mustafa pyet presidentin, Kuvendin e Qeverinë: Çfarë po ndodhë në veriun e vendit, a di kush?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pyetur se çfarë po ndodhë në veriun e vendit.

Mustafa ka pyetur institucionet përgjegjëse të vendit, se a po ushtrohet sovranitet shtetëror në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në fund të nëntorit kryetarët e këtyre komunave deklaruan se dorëhiqen dhe e ndërprejnë komunikimin me Prishtinën.

“- A vazhdojnë të financohen këto komuna për paga, mëditje, mallra dhe shërbime, investime kapitale, transfere sociale dhe nevoja tjera nga buxheti i Kosovës dhe kujt i japin përgjegjësi?

– Në çfarë mënyre institucionet e Kosovës komunikojnë me qytetarët e Republikës së Kosovës, serbë, shqiptarë, boshnjak e tjerë që jetojnë në veri?
– Si komunikohet dhe si funksionojnë gjykatësit dhe prokurorët serb në veri të vendit dhe kujt po i japin përgjegjëi?”, ka pyetur ai mes tjerash, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Çfarë po ndodhë me dhe në veriun e vendit, a di kush?
Si Kryetar i LDK-së dhe qytetar i Kosovës pyes institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë: a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, në një sipërfaqe prej 1005 km katror, (jo hektar) të cilat përbëjnë 10% të territorit të Kosovës? Në fund të nëntorit kryetarët e këtyre komunave deklaruan se dorëhiqen dhe e ndërprejnë komunikimin me Prishtinën (organet qendrore). 
– A vazhdojnë të financohen këto komuna për paga, mëditje, mallra dhe shërbime, investime kapitale, transfere sociale dhe nevoja tjera nga buxheti i Kosovës dhe kujt i japin përgjegjësi?
– Në çfarë mënyre institucionet e Kosovës komunikojnë me qytetarët e Republikës së Kosovës, serbë, shqiptarë, boshnjak e tjerë që jetojnë në veri?
– Si komunikohet dhe si funksionojnë gjykatësit dhe prokurorët serb në veri të vendit dhe kujt po i japin përgjegjëi?
– A po arrijnë institucionet e vendit të mbikëqyrin vijën kufitare të këtyre komunave me Serbinë për të parandaluar krimin ekonomik, hyrjen ilegale të mallrave përmes rrugëve sekondare dhe evazionin fiskal?
– Pse nuk po shpallen zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave? 
– Pyes qytetarët: a është vendim i madh dhe i guximshëm i institucioneve të Kosovës që të lënë në diskomunikim 1/10 e territorit të shtetit, apo është papërgjegjësi dhe paaftësi?
Arsyetimi se kryetarët e këtyre komunave iu janë drejtuar institucioneve të Kosovës me Kosovë e Metohi, nuk justifikon heshtjen e Qeverisë dhe ministrisë përgjegjëse. Në të kundërtën, ata do të duhej të shkarkohen për faktin se nuk po e pranojnë Republikën e Kosovës, në të cilën kanë konkurruar për kryetarë të komunave. Në këtë rast institucionet po e shkelin ligji. 
Konservimi i gjendjes në veri jashtë komunikimit me institucione qendrore, frikësohem se është akt i paramenduar për pazare territoriale me Serbinë, për çfarë LDK nuk pajtohet dhe nuk do të pajtohet me asnjë kusht. IM