20:53 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Qeveria Hoti i ka shëndoshur raportet me SHBA-në dhe BE-në

Në emisionin “Debat në RTK, kryetari i LDK-së ka folur edhe për 100 ditëshin e punës së Qeverisë Hoti.

“Ky  bilanci 100 ditësh i punës së qeverisë,  ka mbetur simbolike, sepse është shumë e vështirë të bëhet diçka e madhe dhe të shënohet, diçka ndodhë, por është periudhë e shkurtë.  Ajo që mund të vërehet gjatë kësaj periudhe është shëndoshja e relacioneve dhe rivendosja me SHBA-të, e cila ka ndihmuar pavarësinë e Kosovës dhe kanë ndihmuar rindërtimin demokratik dhe po ashtu me BE-së është kthyer kontakti. Ka filluar procesi i dialogut, duke marrë masat që qeveria të heq reciprocitetin, si kërkesë e BE-së dhe SHBA-së, ajo që po shoh nga kjo më shumë po përfitohet se sa në rast të marrjes së ndonjë vendimi për kufizim”, theksoi Mustafa.

Ndërsa duke folur për vizitat e delegacioneve amerikane në Kosovë, ai ka thënë se kjo tregon vendosmërinë e SHBA-së për implementimin e marrëveshjes, sepse marrëveshja e Washingtonit i përket fushave të ndryshme.

“Kjo na gëzon se kemi një qasje shumë serioze të SHBA-së, edhe sa i përket studimit  për Ujmanin edhe me pikën e kalimit kufitar në Merdare, ku janë edhe disa detaje në këtë pikë që duhet të plotësohen që të bëhet plotësisht funksionale”, ka theksuar Mustafa.