11:06 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mustafa: Qytetarët do të vendosin për kandidatin më të mirë

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka hedhur votën e tij pak më parë.

Mustafa ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për të gjitha komunat e vendit, pasi që po zhvillohet raundi i dytë për kryetar të komunës, transmeton Indeksonline.

Mustafa bëri thirrje për dalje sa më të madhe në votim, përderisa theksoi se përmes votës qytetarët vendosin për çështjet themelore që i prekin ata.

“Sot është ditë e rëndësishme për të gjitha komunat pasi që po zhvillohet raundi i ditë për kryetar të komunës. Të gjithë qytetarët do të vendosin për kandidatin më të mirë, në mënyrë që ata të qeversin dhe të gjithë të jemi të kënaqur. Ata përcaktojnë fatin e shumë komunave në Kosovë”, ka thënë Mustafa.