10:29 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mustafa: Serbët, malazezët e boshnjakët po u dashkan të vendosin për kryetar të Istogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas përmbysjes së rezultatit në komunën e Istogut, ku pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, fitues doli Gani Dreshaj nga AAK.

Mustafa kërkoi të dijë, siç tha ai, se kush i ka bërë pazar votat nga Mali i Zi, Austria dhe Sllovenia.

Ja postimi i Mustafës:

Kush i bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia…?! Nga te vdekurit?
Serbët, malazezët, boshnjakët po u dashka të vendosin për Kryetar të Istogut, me kontigjente të eksportuara të votave në emër të tyre. Në qoftë se e lejojmë këtë rast, atëherë kjo bëhet dukuri dhe nuk kemi pse të mbajmë zgjedhje në Kosovë, sepse porositë e votave përmes serbëve, do ta deformojnë vullnetin qytetar. IM