Mustafa: Serbia ka shtuar aktivitetin për zhbërjen e shtetit të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Serbia po synon zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Në një intervistë për RTK, ai këtë e ka thënë në kontekst të fushatës së Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Serbia u angazhua shumë kundër Kosovës. Serbia ka shtuar aktivitetin për zhbërjen e shtetit të Kosovës. Karshi institucioneve të Serbisë ne kemi institucione të dobëta. Kësaj radhe fitoi krimi, por ne do të vazhdojmë”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se Qeveria aktuale e Kosovës nuk paraqet fotografi të mirë para bashkësisë ndërkombëtare. “Qeveria ka shtatë apo tetë ministra me aktakuzë, kjo është pengesë po ashtu”, ka thënë Mustafa.