19:52 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Mustafa: S’kemi interes për bashkëqeverisje, do të nisim mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, që erdhi pas shkarkimit të ministrit Agim Veliut nga kryeminstri Albin Kurti.

Mustafa pas mbledhjes në konferencë për media tha kanë vendosur të inicojnë misionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, transmeton Indeksonline.

“Patëm mbledhjen e kryesisë trajtuam situatën aktuale në vend të shkaktuar nga rrezikimi i prishjeve me SHBA-të si rezultat i mos heqjes së tarifës mbi bazën e kërkesës së tyre dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bvashkëqeverisje, të Agim Veliut.

Për neve është veprim se Kurti s’dëshiron të bashkëpunojë me ne, se ai s’do të bëj veprimë që sigurojnë relacione të shnosha me SHBA-të.

Këtë e diskutuam në kryesi dhe kemi vendos që LDK të inicioi misionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti se s’dëshirojmë të jemi pjese e një qeverie të tillë”.

Mustafa gjithashtu bëri të ditur se më datë 12 të këtij muaji ka takuar Kurtin bashkë me Vjosa Osmanin e Avdullah Hotin dhe ka kërkuar nga ai që ta heq tarifën pa kushte, siç edhe kërkon SHBA sepse rrezikimi i marrëdhënieve me ta s’është në favor tonë, për shkak që këtë tarifë se kemi vënë as ne e as VV.

“Kam dhënë aryset tona, veçmas si LDK sepse në esencë të programit tonë është miqësia e përhershme me SHBA-të dhe s’mund ta cënojmë identitetin tonë politik dhe as bashkëpunimin me një vend që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë e pavarësinë.

S’kam marrë përgjigje pozitive, pasi që ka kalu afati që ai të veprojë në mënyrën e pjesshme siç ka propozuar ani pse ne s’jemi pajtu.

I kam shkruar të hënën Kurtit që të ndërmerr veprimet deri në fund të javës ta heq tarifën. Ky rrezikim ilustrohet edhe me ngrirjen e fondeve e deklaratave të senatorëve amerikanë. Nëse ne s’kemi orientim të paqes atëherë SHBA mund të tërheq trupat ushtarake që janë në Kosovë në misionin paqeruajtës, pasi që ne e kemi kërkuar këtë gjë nga ata.

Ka ndodhur edhe tërheqja e investitorit të termocentralit, s’kemi prit që ky investitor të tërhiqet nga vendi ynë.

Sot ka ndodhë një veprim i papritur i pa paralajmëruar, është shkarkuar një ministër i LDK-së, në kundërshtim me marrëveshjen. Ne jemi pajtu me të, që nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat tanë duhet të bëhet, dhe konsultimi nuk ka ndodhë që unë ta jap pëlqimin”, ka thënë kreu i LDK-së, duke shtuar që kështu me këto dy veprime të Kurtit ata janë pajtuar që s’kanë më ndonjë interes për bashkëqeverisje./Indeksonline