18:32 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Takimi i 2 shtatorit në Washington, rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se takimi në Washington më 2 shtator e rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.

Tutje, Mustafa thotë se Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj, shkruan Indeksonline.

“Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”.