18:49 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mustafa takon ish-të dërguarin e OKB-së, flasin për zhvillimet e fundit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.

Gjatë takimit është diskutuar për çështje aktuale politike në vend, rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe rolin e LDK-së në të gjitha këto procese.

Mustafa falenderoi Kai Eide për mbështetjen e tij në të gjitha proceset deri në pavarësinë e Kosovës.