20:01 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Teuta Rugova s’është e vetmja, ka pasur edhe deputetë të tjerë kundër meje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku edhe kanë diskutuar për çështje të ndryshme.

Pas kësaj mbledhje, ai është pyetur edhe për qëndrimin e deputetes Teuta Rugova.

“Jemi ballafaqu me atë problem, ne nuk e kemi vetëm Teuta Rugovën që ka dalë nga rendi, mandatin e kaluar kemi pas edhe disa deputetë tjerë dhe i kemi lënë, shkruan Indeksonline.

Edhe Teuta duhet vetë ta përceptojë. Ajo vendos për kë është sepse ne nuk jemi parti e tillë që varemi prej një vote, prej një deputeti, duhet ta dijë me votat e kujt ka ardhë në Kuvend”, ka thënë ai.

Tutje Mustafa ka shtuar se s’është Teuta Rugova e vetmja që ka dalë kundër tij.

“Edhe në mandatin e kaluar ka pas deputetë të LDK-së që drejtpërdrejtë kanë votuar kundër meje”./Indeksonline/