17:02 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.

Mustafa ka theksuar se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jen përjetë mirënjohës ShBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës e përjetojnë me ndjenja të veçanta respekti 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Vlerat dhe parimet më të larta njerëzore mbi të cilat u themelua dhe u ndërtua demokracia dhe kombi amerikan, u bënë udhërrëfyes për triumfin e lirisë dhe ndërtimin e shteteve tjera demokratike anekënd botës.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për rolin vendimtar në lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Urime 4 Korriku!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! ????