14:46 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Mustafi në radarin e Lazio-s/ E konfirmon Tare: Kemi nevojë për një mbrojtës!

Shkodran Mustafi pritet të jetë lojtari i radhës që do ta ndërpres kontratën me ekipin e Arsenali-t.

Mbrojtësi shqiptar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Gjermanisë, pritet që shumë shpejtë të largohet nga Premierliga dhe Serie A shihet si opsioni ideal, shkruan IndeksOnline.

Drejtori Sportiv i Lazio-s, Igli Tare sot gjatë konferencës për shtyp e konfirmoi se skuadra e tij ka nevojë për një mbrojtës.

“Një mbrojtës do të mbërrijë në këtë afat”, ka thënë Tare.

Mustafi është në radarin e Lazio-s, kështu një transferim i mbrojtësit shqiptar te klubi italian nuk duket edhe i pamundur.

Kujtojmë që Shkodrani kishte luajtur në Serie A me klubin e Sampdoria-s gjatë vitit 2012/14./IndeksOnline/