15:53 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Mutacioni i ri i Covid-19/ Zbulohet një rast infektimi në Kaliforni

Varianti i ri i Covid-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe, është zbuluar së fundmi dhe në Kaliforni. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se pacienti është një 30 vjeçar, i cili nuk ka asnjë histori udhëtimi dhe vatra e infektimit nuk dihet ende.

“Nuk është sikur ky lloj i ri erdhi papritmas këtu dhe ne nuk dimë si t’i përgjigjemi. Ne e dimë që ka qenë këtu,”-ka thënë John Sëartzberg, një ekspert i sëmundjeve infektive në UC Berkeley.

Varianti i ri i koronavirusit është zbuluar në disa vende evropiane, si dhe në Kanada, Australi, Indi, Korenë e Jugut dhe Japoni si dhe vende të tjera. Megjithëse ekspertët besojnë se vaksinat e sapo miraturar kundër koronavirusit do të jenë efektive kundër variantit britanik.