19:16 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Muzika serbe “pushton” jugun e Shqipërisë, në bregdet vetëm këngë sllave

Plazhet shqiptare duket se janë më të preferuar nga të gjithë fqinjët tanë në Ballkan. Pas shqiptarëve nga Kosova, maqedonasve, tashmë në plazhet shqiptare janë dyndur edhe turistë nga Serbia.

Madje këta të fundit preferojnë që bregdetin shqiptar ta shijojnë përmes muzikës së tyre. Siç edhe dëgjohet në videon e mbërritur në redaksinë e Abcnews.al, muzika sllave shoqëron pushuesit serbë në Ksamil.