16:36 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Muzikanti i famshëm: Tani një pjesë e vogël e shpirtit tim do të jetë gjithmonë në Rahovec!

Në Rahovec po mbahet festivali tashmë tradicional “Hardh Fest”, ngjarje kjo që po promovon jo vetëm këtë pjesë të vendit që shquhet për raki e verëra, por edhe Kosovën.

Në këtë event këtë vit erdhën edhe artist me nam botëror, e interesimi i publikut është i jashtëzakonshëm, shkruan Indeksonline.

Në këtë ngjarje për të performuar erdhi edhe rokeri Ronnie Romero që ka prejardhje nga Kili, por që është mjaftë i famshëm me grupin e tij.

Madje, ai në faqen zyrtare Facebook, ka postuar edhe një fotografi, ku ka shkruar:

“Sapo kam ngelur të shkruaj një libër … Dje mbolla një pemë të vogël rrushi, e nderuar si artisti i parë në historinë e Hardh Fest duke filluar këtë traditë të re. Tani një pjesë e vogël e shpirtit tim do të jetë gjithmonë në Rahovec.

Shumë faleminderit të gjithëve për një mbrëmje të mrekullueshme, patëm një shpërthim !! Siç mund ta shihni fotografinë e dytë !! Publiku më i madh ndonjëherë këtu, Faleminderit !!”, ka shkruar ai./Indeksonline/