75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Myftiu Tërnava tregon se cili hoxhë e lau trupin e Ibrahim Rugovës

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se ka pasur raporte të mira me ish- presidentin historik Ibrahim Rugova.

“Me Ibrahim Rugovën kam bashkëpunu shumë, ka qenë lider i papërsëritshëm. Ndoshta kam qenë prej të fundëve që e kam vizituar. ”, ka deklaruar ai në T7.

Ai ka treguar nëse Rugova ka qenë i konvertuar.

“S’ka qenë i konvertuar, unë i di këto punë shumë mirë. Po xhenazja është la nga hoxhë Rexhep Boja”, ka theksuar ai. /Indeksonline/