12:42 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Myrto Uzuni shënon golin e parë në Kroaci, feston me shqiponjë

Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit në barazimin 1:1 ndaj Varazdin në javën e 5-të të kampionatit, shkruan Indeksonline.

Uzuni u inkuadrua në pjesë të dytë, ku pas 10 minutash realizoi me kokë golin që i siguroi një pikë skuadrës së tij.

Lokomotiva e Zagrebit ka vetëm 4 pikë në 5 xhirot e zhvilluara deri më tani./Indeksonline/