19:02 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mysafiri i veçantë i Milanit sonte në ”San Siro”

Para pak çastesh ka filluar ndeshja ndërmjet Milanit dhe Olympiacosit.

Në ”San Siro”, Milani sonte do ta kërkojë fitoren për ta mundësuar një kalim më të lehtë nga faza e grupeve.

Ndërsa, në stadium, sonte, është një mysafir i veçantë për ”Rossonerët”, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Adriano Gallianin, i cili ka gjetur kohë që të vijë sonte në ”San Siro” dhe ta përcjellë ish-skuadrën e tij.

Galliani për shumë vite me radhë ishte drejtor sportiv i klubit milanez, ku arriti të fitojë gjithçk.

Së fundmi, Galliani së bashku me Silvio Berlusconin, kanë blerë klubin amator italian, Monza, me të cilin kanë nisur një projekt të jashtëzakonshëm./IndeksOnline/