Berlusconi do të blejë më shumë aksione te Monza
Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi raportohet se do t’i blejë 90% të aksioneve te klubi i Serie C, Monza.
Berlusconi dukej se do t’i blente vetëm 70% të aksioneve, por ANSA shkruan se 81-vjeçari e ka ngritur ofertën e tij për 15%, duke e lënë familjen e Colombos me vetëm 5%.
Ardhja e tij te Monza pritet të bëhet zyrtare më 29 shtator, transmeton IndeksOnline.
Pra, kjo do të ndodhë në ditëlindjen e tij të 82-të, teksa pjesë e menaxhmentit pritet të jetë edhe Adriano Galliani.
Klubi nga veriu i Italisë e ka fituar ndeshjen hapëse në Serie C të dielën dhe ka një histori 106-vjeçari pa luajtur në divizionet më të larta./IndeksOnline/