09:48 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

“Na jep 25 mijë euro ose t’i publikojmë fotot/videot intime në Facebook”, policia e Kosovës arreston 2 persona!

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy persona nën dyshimin për shantazh.

Pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/