20:34 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Na zbardhin fytyrën U21-shat, e ndalin Kampionin e Botës (Foto)

Kosova U21 ka zhvilluar ndeshje të madhe në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Rafet Prekazi ka ndalur Gjermaninë, duke barazuar me rezultat 0-0.

Edhe pse përballë kishte kampionin në fuqi të Botës dhe Evropës, djemtë kosovarë zhvilluan një superndeshje ku kishin shumë mundësi shënimi.

Pas këtij barazimi, Kosova është në pozitën e dytë me 11 pikë, pesë më pak se Gjermani që është në pozitën e parë./IndeksOnline/