15:56 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nacho Monreal në prag të largimit nga Arsenali

Nacho Monreal është në prag të largimit nga Arsenali pasi ka rënë dakord për një kontratë me Real Sociedad.

33-vjeçari ka kaluar pak më shumë se gjashtë vjet me Gunners, por mund të bjerë poshtë rendit këtë sezon pas transferimit të Kieran Tierney nga Celtic në fillim të kësaj vere.

Unai Emery tashmë ka konfirmuar se Arsenali është i hapur për të shitur Mohamed Elneny dhe Shkodran Mustafin para se të mbyllet dritarja e transferimeve në të gjithë Evropën, transmeton Indeksonline.

Por sipas Marca, Gunners gjithashtu janë të vendosur të largojnë Monrealin pasi janë afër arritjes së një marrëveshje me Real Sociedad.

Raporti pretendon se Monreal do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me mundësinë e një sezoni të tretë me klubin spanjoll.

 Real Sociedad ka besim se transferimi do të përfundojë javën e ardhshme dhe po planifikojnë të përfundojnë një marrëveshje pas ndeshjes së Arsenalit me Liverpool./Indeksonline/.