22:54 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Naçi me lajm të madh: Dhurohen 100.000 franga për ushqime, në këtë kohë të vështirë

Derisa shqiptarët po ballafaqohen me pandeminë koronavirus, është dikush që në sfida të tilla kujtohet për nevojtarët.

Humanisti dhe imami Elvis Naçi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhën një lajm të mirë:

Ky është postimi i plotë:

Një lajm i madh! Dhurohen 100.000 Franga për ushqime!
Një Bamirës që dëshiron të mbetet anonim, i pakursyer edhe me ndihmë ndaj termetit vendosi të dhurojë 100.000 Franga për ushqime në këtë kohë të veshtirë për ushqime për familjet në nevojë.

Vendosëm bashkë me Bamirësin, që 100.000 Frangat t’i ndajmë mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Të ndarë në Troje në zemër Një! Kush dëshiron të na bashkohet duke dhuruar ushqime, nga Kompanitë, Marketet, Tregtarët, Bamirësit, le të më shkruaji në numrin tim të telefonit. 00355674006161. Situata e familjeve të nevojtarëve ka nevojë për ne. Zoti ju shpërbleftë që në këtë kohe Pandemie, mendoni për atë që nuk ka. Zoti nuk e humb ndihmën në këtë ditë të vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi! Bashkë do ia dalim! Zoti na ndihmohtë…
Pas pak do të jemi live në fb!