18:00 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Nadal e “dërmoi” Djokovicin, triumfon në French Open

Rafael Nadal ka fituar Grand Slamin e tij numër 20 në karrierë.

Tenisti spanjoll ka triumfuar në French Open ndaj tenistit serb, Novak Djokovic.

Nadal fitoi me rezultat bindës 3-0 në sete (6-0, 6-2 dhe 7-5).

Me këtë fitore, Nadal barazon Federerin me Grand Slama me nga 20 secili derisa Djokovic mbetet me 17. /IndeksOnline/