15:55 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nadal e shkatërron Federerin në gjysmëfinale, zvicerianin e lëshojnë nervat

Rafael Nadal ka marrë hak ndaj Roger Federerit duke fituar në gjysmëfinalen e Roland Garrosit me rezultatin 3-0 me sete pas 3 humbjeve radhazi. Një ndeshje e dominuar krejtësisht nga spanjolli që nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.

Seti i parë u fitua 6-3 nga Nadali. Mbretit të fushave me dhe i mjaftoi një game nga shërbimet e zviceranit dhe koleksionoi avantazhin. Zvicerani e nisi mirë setin e dytë duke e çuar në 2-0 me game, por gaboi për të shkuar 3-0 duke humbur pikë të sigurta.

Federer humbi game-in me shërbimet e tij dhe i dha mundësinë Nadalit ta barazonte dhe ta parakalonte. Seti i dytë u mbyll me rezultatin 6-4. Seti i tretë foli i gjithi për spanjollin që e mbylli 6-2 me game. Nadal do të presë në finale fituesin e çiftit Djokovic-Thiem.

Spanjolli është i jashtëzakonshëm në fushat me dhe, ndërsa Federer i kaloi pritshmëritë e tij me këtë finale. 37-vjeçari arriti një rezultat fantastik duke qenë se dheu nuk është sipërfaqja e tij e preferuar.

EPISODI – Federer është nervozuar shumë pas humbjes së setit të dytë dhe ka reaguar mjaft ashpër duke goditur një top jashtë stadiumit. Një veprim i rallë për numrin tre të botës që shquhet për gjakftohtësinë e tij.