13:37 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Nagavci dhe Rexhepi braktisin mbledhjen e Komisionit për Arsim

Pas një përplasje që anëtaret e Komisionit të Arsimit, Arbërie Nagavci nga VV dhe Valentina Bunjaku – Rexhepi nga LDK patën me kryesuesen e mbledhjes Teuta Haxholli, lëshuan mbledhjen ku po raporton ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Nagavci tha se mbledhja si e tillë ka degraduar dhe se për pyetjet e parashtruara pret nga ministri Bytyqi që t’i dërgojë përgjigjet në mënyrë elektronike.

Ndërsa i gjithë debati ka filluar kur kryesuesja e mbledhjes kërkoi që anëtarët t’i përmbahen pikave të rendit të ditës gjatë diskutimit