13:36 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nagavci: Kosova ka nevojë për president të ri

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, ku u deklarua rreth idesë së presidentit, Hashim Thaçi sa i përket “korrigjimit” të territorit të Kosovës.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci tha se një ide e tillë është e rrezikshme. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve që të parandalojnë këtë, duke i hap rrugë zgjedhjeve të reja.

“Institucionet duhet të kërkojnë me ngulmë që Serbia të njoh menjëherë Republikën e Kosovës dhe të kërkojë falje për krimet e luftës dhe të shpreh gatishmërinë për të paguar dëm shpërblimet

10 mijë civil të paarmatosur janë vrarë nga lufta e fundit, ka të përdhunuar dhe të zhdukur. Ka shtëpi të djegura nga serbët e shumë e shumë të tjera, që Serbia nuk ka marrë asnjëherë përgjegjësi.

Ajo që po deklarohet nga Hashim Thaçi është e rrezikshme. Shprehja e korrigjimit të kufijve që po e përsërit vazhdimisht këto ditë me intensitet të shtuar vende-vende në  Kosovë, duhet të trajtohet si tërësi dhe jo të ndara nga njëra tjetra. E dini se kur është puna te deklaratat ai është i pari që po nxitë shqiptarët që të veprojnë. Të mos veprojë me shqiptarët e Luginës, si në rastin që veprojë me ushtarët e UCPMB-së në Preshevë.

Ajo që është e padiskutueshme, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Është e domosdoshme që këto zgjedhje t’i hapin rrugë një Qeverie të re që do të punojë dhe angazhohet për një shtet të së drejtës që nuk e duron krimin dhe korrupsionin.

Kosova ka nevojë për një president të ri”, ka thënë Nagavci./Indeksonline/