11:46 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Nagavci: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, nuk duhet të na befasojë

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka uruar mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit.

“Kjo seancë vjen si rezultat i përzierjes së politikës në arsim. Mendoj se nuk duhet të na befasojë as vendimi për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, vendimi arbitrar i kryeministrit Haradinaj vetëm dy javë pas ardhjes në pushtet, për shkarkimin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit ka sjellë deri te kjo gjendje.

“Mendoj se përjashtimi i AKA-së nga Regjistri Evropian do të ketë pasoja të shumta për arsimin e lartë në vendin tonë”, ka thënë Nagavci.

 

Temat: