10:45 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Nagavci: Shkollat synohet të mbahen hapur, pavarësisht rritjes së rasteve

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është deklaruar para mediave, teksa tha se shteti ka interesim që t’i mbajë shkollat hapur, pavarësisht rritjes së rasteve pozitive te fëmijët.

Nagavci u shpreh se, sot gjatë ditës do të mblidhet task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar teksa nesër prapë do të ketë takim./Indeksonline/