75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Nagavci tha se një deputet që është me Covid-19 ndodhet në seancë, Daut Haradinaj nxjerr dokumetin që e demanton atë

Drejtuesja e seancës së sotme parlamentare, Arbërie Nagavci, ka thënë në fillim të seancës së sotme se një deputet që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 katër ditë më parë, sot ndodhet në seancë.

Për këtë, Nagavci ka kërkuar edhe sqarime dhe konsultime duke mos përmendur emra.

Por, ka qenë i shpejt reagimi i shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai ka treguar dokumentin mjekësor ku dëshmon se deputeti Bekë Berisha ka rezultuar negativ në testin e fundit dhe për këtë arsye po merr pjesë sot në seancë./Indeksonline/