19:59 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Nagavci – Thaçit: Si mund të thuash mos dëgjoni qeverinë por dëgjoni IKShPK-në, kur kjo ia rekomandoi qeverisë masat?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka marë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Ndër to ishte edhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në rrugë, vendim ky që u cilësua antikushtetutes nga Presidenti Hashim Thaçi.

Por, nënkryetarja Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës i mori këto masa duke u bazuar në rekomandimet e IKShPK-së.

“Keni parë mbrëmë se si Hashim Thaçi bëri thirrje të mos zbatohen masat e Qeverisë. I njëjti person sot bëri thirrje që të zbatohen vetëm këshillat e IKShPK.

Pra, si mund të thuash mos dëgjoni qeverinë por dëgjoni IKShPK-në, kur masat qeveritare janë pikërisht ato që ka kërkuar IKShPK-ja?”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Keni parë mbrëmë se si Hashim Thaçi bëri thirrje të mos zbatohen masat e Qeverisë. I njëjti person sot bëri thirrje që të zbatohen vetëm këshillat e IKShPK.

Po publikoj bashkëngjitur letrën e rekomandimeve që prof.dr. Naser Ramadani, drejtori i IKShPK ia ka dërguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Duke u bazuar mbi këto rekomandime u morën masat nga Qeveria e Kosovës.

Pra, si mund të thuash mos dëgjoni qeverinë por dëgjoni IKShPK-në, kur masat qeveritare janë pikërisht ato që ka kërkuar IKShPK-ja?

Kjo verbëri politike po e rrezikon vendin tonë. Duhet të ndalet sa më shpejt.

Dhe rekomandimet:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në Vendimet e Qevrisë të ndërmarra deri tani:

Japim rekomandim për Ministrin e Shëndetësisë që të ndërmerren masa konkrete në:

Ndalohet trafiku urban në tërë territorin;

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në orar të caktuar (përjashtim automjetet zyrtare të cilat ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë);

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve (përveç rasteve urgjente dhe me nevoja të veçanta)

Ndalohen çdo tubim: ahengje, ceremoni, dasma, party (në të gjitha ambientet),

funeralet (vetëm familjarët e ngushtë), të cilat nuk garantojnë distancën 2 metra.