75 Mall Live Search
14:35 / E Martë, 19 Maj 2026 / G T

Nagelsmann e lë jashtë listës yllin e Leverkusenit

Kombëtarja e Gjermanisë pritet që shumë shpejt të bëjë publike listën futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.

Siç raporton RTL, Julian Nagelsmann e ka lënë jashtë listës një yll të Leverkusenit, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Robert Andrich.

Mesfushori nuk do të jetë pjesë e listës për ndeshjet e Botërorit.

Edhe vet Andrich e konfirmoi këtë, pasi në një intervistë tha se po bëhej gati për t’i rezervuar pushimet./Indeksonline/