75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 02 Prill 2026 / F.R

Nagvaci kërkon ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite janë 16 pika, me fokus kryesor marrëveshjet ndërkombëtare.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka prezantuar pikat e rendit të ditës dhe au bëri thirrje deputetëve që të votojnë për miratimin e rendit të ditës.

“Katër këto marrëveshje, gjegjësisht projektligje, janë të domosdoshme për sigurimin e burimeve financiare të favorshme për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe avancimin e reformave strukturore në përputhje me prioritetet zhvillimore të Republikës së Kosovës. Këto janë shqyrtuar në komisionin funksional dhe kanë marrë miratimin, andaj i ftojmë të gjithë deputetët që të miratojnë këtë propozim për plotësimin e rendit të ditës së seancës”, tha ajo.